• |
ide | kryesore

Trump i mbyllet llogaria në Twitter, kompania jep detajet

Planet



Llogaria e Presidentit amerikan, Donald Trump në Twitter u zhduk për 11 minuta të enjten, duke i bërë njerëzit të aludonin nëse ai ishte hakeruar, ose ndoshta ndaluar nga rrjeti social.

Në fillim Twitter tha se ishte vetëm “një gabim njerëzor” që çoi në shkëputjen e Trump nga platforma e tij e preferuar.

“Më herët sot, llogaria e @realdonaldtrump ishte çaktivizuar pa dashje për shkak të gabimit njerëzor nga një punonjës i Twitter. Llogaria u mbyll për 11 minuta dhe është rivendosur që nga ajo kohë. Ne po vazhdojmë të hetojmë dhe po ndërmarrim hapa për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri” – deklaroi kompania Twitter në një njoftim për shtyp.

Kompania Twitter thotë se hetimet për këtë incident treguan se llogaria e Presidentit Trump ishte mbyllur për 11 minuta nga një punonjës, për të cilin ishte dita e fundit e punës.

Shtëpia e Bardhë nuk e dënoi çaktivizimin e llogarisë së Presidentit të Twitter. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *