• |
ide | kryesore

VIDEO/ Goditi me shkelm tifozin, Marseja pezullon Patrice Evra

Sport



Olimpiku i Marsejës ka pezulluar në mënyrë të menjëhershme futbollistin e saj Patris Evra. Klubi francez ka komunikuar zyrtarisht se duke parë pamjet e asaj që ka ndodhur në ndeshjen me Guimares në Portugali përpara sfidës së Europa League është vënë re se futbollisti ka goditur me shkelm në fytyrë një nga tifozët e kësaj skuadre.

Sipas klubit Presidenti Jacques-Henri Eyraud ka kërkuar marrjen e masave disiplinore. Klubi thotë se është njohur edhe me fyerjet e rënda që i janë bërë lojtarit nga tifozët, por reagimi i tij nuk ka qenë aspak profesionist. “Evra nuk mund të përgjigjej në atë mënyrë” – thuhet në komunikatë. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=jQrwAEbGmb0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *