• |
ide | kryesore

Basha tregon si u zhvendos jahti nga porti i Durrësit me 19 tetor: 800 mijë eurot ishin të Sajmir Tahirit

Lajme, Të fundit



Kreu i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në facebook është marrë me çështjen e patentës për jaht të Tahirit. Basha ka deklaruar sot se 800 mijë euro të gjetura në makinën e biznesmenit të arrestuar në Elbasan janë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ashtu si edhe dy patentat për mjetet lundruese.

Basha shkruan sot se njëri prej këtyre mjeteve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve. Ai thotë se patentat ishin për për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.

Sipas Bashës:

Burime të sigurta informojnë se:

  1. E gjithë shuma prej 800 mijë euro është e Sajmir Tahirit, ashtu si dy patentat për drejtim mjetesh lundrimi të tonazhit 20 deri 100 ton.
  2. Njëri prej këtyre mjet​eve lundruese u zhvendos nga porti i Durrësit me 19 tetor, dy ditë pasi dolën përgjimet e Habilajve.
  3. Orest Sota ka mohuar njohjen me Tahirin ndërkohë që rezulton se me këtë makinë kanë lëvizur disa herë jashtë shtetit bashkë.
  4. Me urdhër të Çakos dhe Fatmir Xhafës dhe me porosi të Edi Ramës është fshehur nga njoftimi paraprak i policisë, shuma e parave dhe kapja e dy lejeve të drejtimit për mjete lundruese 20 dhe 100 ton, në emër të Sajmir Tahirit.



4 Comments

  1. Futeni brenda kete qorrin se u be balte fare kjo pune.nuk i ben dot ky majmun karshillek gjithe popullit shqiptar si gjasme i paprekshem.burg,asgje tjeter per urithin e mafies.

  2. Majmun qumeshtor
    smeriton kaq vemendje,
    byrzylyqet mu ne dor,
    befsh vijat ne mure me gdhendje!

    Jazek te qofshin o i mjere,
    palaco e laskar,
    ne te pafshim vec njehere,
    nga sapuni te hash hajdar!

  3. Ore po leket ku i ka cu ky legeni . Ja ka dhene rames apo ps per fushate apo i ka mbajt per vete te githa dhe keto te tjeret jane ba xheloz ….. ropt ku ti kene …..

  4. Ore po kjo prokuroria kur vihet ne pune kur u do palla te huajve . Perse nuk heton vangjush dakon . Ca ka ba ky me lejet e ndertmit , me emerimet ne instirucione duke filluar nga policia …., me emerimet ne portin e durresit …… per mos te shkuar te ushtria qe perdore per fushata a per pazare …etj …. keto jane vertet te frikshme , te veshtira per nje prokurori qe flen , por te lexueshme dhe te verteta ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *