• |
ide | kryesore

Bllokohet për disa orë dogana në Kakavijë, pala greke problem me vizat Shengen

Lajme, Të fundit



Bllokohet dogana greke në Kakavijë. Prej shtatë orësh asnjë person i cili nuk kishte një pasaportë greke ose një pasaportë të Bashkimit Europian, nuk ka mundur të kalojë kufirin në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak të një problemi të palës greke.

Mësohet se në radhë kanë qendruar dhjetra makina, si dhe 5 autobusë. Pala greke pretendon se kanë qenë disa probleme me kontrollin e Shengen.

Bëhet e ditur se kjo situatë ka nisur në orën 00:00 dhe ka zgjatuar deri në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa tashmë situata është normalizuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *