• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Çfarë tha në gjyq biznesmeni për 863 mijë eurot dhe patentat e Tahirit

Lajme, Të fundit



Gjykata e Elbasanit e la në burg pa afat biznesmenin 25-vjeçar Orest Sota. Ai akuzohet për drejtim të mjetit pa dokumentacionin përkatës, mosbindje të urdhrit të policisë, fshehje të ardhurash dhe pastrim parash. Në makinën e tij u gjetën 843 mijë euro dhe 2 patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese. Përpara gjykatës në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura 25-vjeçari e ka justifikuar shumën e 863 mijë eurove si pagesë që duhet të bënte për blerje hekuri pranë kompanisë “Kurum”. Për 2 patentat në emër të Saimir Tahirit, ka thënë se ato mund të jenë lënë aty nga shoferi i Tahirit me të cilin ka miqësi. Ai ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjëherë kontakt me Saimir Tahirin dhe se e njeh thjesht si ish-ministër dhe deputet. Burime të lapsi.al thanë se prokurorët e Elbasanit janë duke verifikuar në QKR pasurinë e firmës së babait të Sotës për të parë nëse e ka të mundur qarkullimin e shumave të tilla të parave. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *