• |
ide | kryesore

Dokumentar për vegjetarizmin nga Paul McCartney (Video)

Paparazzi



Ish-anëtari i “The Beatles”, Paul McCartney ka përgatitur një dokumentar, në mbështetje të fushatës së tij për të reduktuar ngrënien e mishit, për të mbrojtur të drejtat e kafshëve dhe ambientin.

Në dokumentar do të shfaqen McCartney dhe dy vajzat e tij, Mary dhe stilistja Stella. Të përfshirë në projekt janë gjithashtu aktorët Emma Stone dhe Woody Harrelson.

Në një intervistë për “National Geographic”, McCartney foli për eksperiencat e tij personale: “Vite më parë unë dhe gruaja ime Linda kishim një fermë me dele që më pas lindën qengja. Ata ishin tepër lozonjarë dhe plot energji. Ndërsa hanim mishin e tyre, një ditë u ndjemë keq dhe menduam mos ta bënim më këtë gjë”.

McCartney dhe vajzat e tij nisën fushatën “Pa mish të hënave” në vitin 2009 dhe ata mundohen që t’i ndihmojnë njerëzit që duan të bëhen vegjetarianë të kenë një kalim gradual dhe jo të menjëhershëm.

https://www.youtube.com/watch?v=ulVFWJqXNg0



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *