• |
ide | kryesore

Paqe mes Tyrese Gibson dhe “The Rock”, së shpejti “Fast and Furious 9” (Foto)

F1, Paparazzi



Tyrese Gibson vendosi t’i japë fund armiqësisë së lindur me Dwayne “The Rock” Johnson në filmin “Fast & Furious”. Grindja virtuale nisi kur u njoftua se “Fast & Furious 9” u shty për në vitin 2020, për t’i dhënë hapësirë spinoff-it me Luke Hobbs (Dwayne Johnson) dhe Deckard Shaw (Jason Statham).

Gibson sulmoi menjëherë “The Rock”, i cili u përgjigj duke ofenduar albumin e fundit të publikuar nga aktori. Vin Diesel u mundua të ndërhynte, duke thënë se shtyrja e filmit nuk është faji i askujt, por Gibson vazhdoi betejën e tij personale duke e quajtur atë një kloun dhe duke thënë se nëse “The Rock” do të ishte në filmin e radhës, ai nuk do të merrte pjesë. Tani, falë një postimi të Gibson në rrjetin social “Instagram” duket se ujërat janë qetësuar.

Gibson konfirmoi se pas një takimi të sinqertë me një bashkëpunëtor të “The Rock” vendoi të ulë armët. Por nuk kërkoi falje për asnjë nga fjalët e thëna gjatë grindjes së gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *