• |
ide | kryesore

VIDEO/ Partizani mundet edhe nga Kamza, por Iuliano këmbëngul: Nuk jap dorëheqjen!

F1, Sport



Trajneri i Partizanit, Mark Iuliano, ka refuzuar të japë dorëheqjen në fund të takimit të humbur 1-0 përballë Kamzës. Në deklaratën e dhënë për “Supersport”, ai se është një mëkat sepse skuadra impenjohet, por mjafton një rast pastaj për të humbur ndeshjen.
“Tifozët kanë të drejtë të kontestojnë sepse rezultatet nuk arrijnë, edhe pse puna që bëjnë djemtë është shumë e madhe dhe problemi ynë është që nuk shënojmë.”
Iuliano tha se e ka punën të vështirë, por bën gjithmonë maksimumin e mundësive ndërsa ka hequr çdo mundësi që ai të largohet vetë.
“Sot kemi pengesë këtë problem që nuk shënojmë, na ka kushtëzuar sepse krijojmë shumë raste. Shpesh nuk është e lehtë të komentosh, dëshira ekziston, shoqëria duhet të marrë vendimet e veta, e ka për zemër fatin e skuadrës dhe i ka qëndruar pranë. Ekipi nuk e meriton këtë klasifikim që ka.”
Pyetjes “a mund ta ndihmojë skuadrën duke u dorëhequr” ai iu përgjigj: “Puna ime është të ndihmoj skuadrën duke punuar më shumë. Ato janë vendime që i merr klubi. Unë bëj punën, por këto vlerësime bëhen diku tjetër.”



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *