• |
ide | kryesore

Policia shqiptare sqaron për bllokimin e doganës në Kakavijë: Defekt në sistem në disa shtete, rregullohet pasdite

Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit reagon në lidhje me situatën e krijuar dy pikat më të mëdha të kalimit kufitar midis Greqisë dhe Shqipërisë, duke theksuar se sistemi elektronik greke është bllokuar për shkaqe teknike jo vetëm në kufirin me por edhe me shtetet e tjera si me Maqedoninë, Turqinë dhe Bullgarinë.

“Për këtë arsye shtetasit që nuk kanë dokument udhëtimi të një vendi të BE-së e kane të pamundur të kalojnë deri në rregullimin e defektit në sistem. Policia Kufitare ka mbajtur kontakt të pandërprerë me Policinë Greke, ku është marrë përgjigje se po punohet për rregullimin sa më shpejt të sistemit. Pala greke pretendon se deri sot pasdite ky defekt të rregullohet dhe të filloje lëvizja e qytetarëve me funksionimin normal të sistemit”, – thuhet në reagim.

Policia Kufitare kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe të drejtuesve të mjeteve që të mos dynden në pikat e kalimit duke krijuar radhë e konfuzion, pasi me të marrë njoftim nga pala greke për rregullimin e sistemit, do t’ju njoftojmë nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *