• |
ide | kryesore

PS mundohet ta heqë vëmendjen nga ‘Tahiri’ duke folur për kryebashkiakun e Mallakastrës

Lajme, Të fundit
1489836535ballaokok.jpg



Pas kapjes së një biznesmeni me 800 mijë euro dhe patnetën për skaf të ish-minitrit Tahiri, ka reaguar edhe PS. Me një reagim të sekretarit të përgjithshëm PS thuhet se Basha nuk e bën dot detyrën e kryetarit të PD-së, duke i kërkuar llogari për kryebashkiakun e Gjirokastrës, që sipas Ballës, është dënuar me 2 vite burg.

Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike. Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë. Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ.” – tha Balla.

Reagimi i Ballës, duket si një përpjekje e PS-së për të larguar vëmendjen nga të rejat e njëpasnjëshme që po dalin në dritë lidhur me çështjen ‘Tahiri”.

 

 



2 Comments

  1. Nuk e nderon kjo Lulzim Bashën por kontrollin e figures e ben KQZ.
    Por Balla nuk po thotë azgjë për 863 mijë Eurot e Saimir Tahirit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *