• |
ide | kryesore

Rasti “Tahiri”/ Top Channel akuza mbi qeverinë

Kryesore, Lajme



Arrestimi i një 25-vjeçari me 863 mijë euro ka tronditur edhe një herë, jo vetëm pozitat e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, por të gjithë mazhorancës në tërësi e angazhuar për ta mbrojtur pas kërkesës së prokurorisë për arrestimin e tij. Gjetja e të paktën 2 lejeve të drejtimit të Tahirit bashkë me shumën e konsiderueshme të të hollave është një indicie se shuma e parave mund të ketë lidhje me vetë deputetin e mbetur tashmë pa një grup parlamentar. Kjo ngjarje ka bërë që edhe Top Channel i njohur për qëndrimet e tij në krah të mazhorancës së sotme të ngrejë pikëpyetje të mëdha. Në edicionet e lajmeve të së shtunës është transmetuar një koment redaksional me titull “Tahiri, pikëpyetje të reja! Në koment thuhet se “prania e dokumenteve personale të ish-ministrit të Brendshëm në makinën e një personi që kapet me 800 mijë euro të padeklaruara, dhe që në biznesin e tij ka vetëm rindërtim komisariatesh, i bën këto të dhëna shumë më shqetësuese sesa ato në rastin “Habilaj.

Sipas Top Channel të dhënat e rastit të dytë rëndojnë edhe mbi qeverinë.

“Sigurisht që kjo ngjarje ka edhe pasoja politike. Kjo ndihet në faktin që ky erdhi si denoncim politik nga opozita, së cilës i besoi qytetari për të dhënë informacionin. Por jo vetëm kaq.
Kur ende nuk ishte mbyllur zhurma politike e dosjes “Habilaj”, duke se ky kapitull i ri ku përmendet ish-ministri i Brendshëm vë në pozitë jokomode mazhorancën.
Së pari për mënyrën sesi policia menaxhoi ngjarjen, ajo lë perceptimin se mund të ketë qenë nën një trysni politike”.

Dhe prova e kësaj trysnie politike duket, sipas komentit redaksional, në dyshimin se policia mund të ketë prishur provat.

“Nëse është e vërtetë se policët kanë numëruar paratë, duke shtuar gjurmët, kjo do të thotë minimalisht prishje e provave.
Me qëllim apo jo, këtë duhet ta verifikojë Prokuroria” thuhet në koment.

Por ajo që bën çudi në gjithë këtë histori ëshë ndryshimi radikal i qëndrimit të Top Cannel i cili deri më tani ka pasur nota më pro Tahirit.

Pse ky ndryshim?

Ende nuk dihet nëse kjo mdodh për faktin se me ngjarjet e reja ai është përfumdimisht i pambrojtshëm, apo se më fund edhe të vetët kanë vendosur ta lëshojnë atë.

©Lapsi.al

 

 

 



8 Comments

  1. Edi Rama po shijon qirjen e Lali Plerit
    Sa me shpejt PS-ja ne opozite, aq me shpejt Pleri kryeminister. Edo meri ato ironite me popullin dhe futi aty (e di vete ti)

  2. Hienat e rilindjes ne gare kush ti zere vendin edvinit.tani filluan hapur se deri dje e benin pas shpine.edvin keputja koken ketyre funderrinave se te moren me qafe.

  3. Shqiptaret duhet te mendojne per nje lider te ri ne drejtimin e vendit.Nje lider qe ska lidhje me te kaluaren komuniste e qe ska lidhje me te kaluaren e palo demokracise qe aktualisht kemi. Nje njeri qe te jete i ndershem, me ndjeshmeri sociale i afte e karizmatik, ideale do te jete qe keto kushte ti permbushi gjinia femerore. Kreret aktual te partive shqiptare PS,PD,LSI etj jane te gjithe te perfshire kush ma shum e kush ma pak ne afera te shumta koruptive. Koha e Berishizmit e Edizmit ka mbaruar me turp e skandale. Shqiptar zgjohuni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *