• |
ide | kryesore

“Reputation” i Taylor Swift thyen rekord ende pa u lançuar

Paparazzi



Ajo u kthye fuqishëm në industrinë e muzikës pas një kohe të gjatë shkëputjetje. Taylor Swift gjithashtu i është shmangur daljeve në media për sa kohë ishte duke punuar me albumin e saj të ri, duke munguar kështu edhe në ‘VMA 2017’.

Me lançimin e hitit “Look What You Made Do”, 27-vjeçarja u rikthye edhe një herë në qendër të vëmendjes duke sulmuar hapur armiqtë e saj të famshëm të Hollywood.

Sa i përket albumit më të ri “Reputation” i cili do të dalë në shitje më 10 nëntor, edhe pse ende nuk është i prekshëm, ky album është porositur plot 400 mijë herë në platformat digitale si; Itunes, Target, Walmart, Amazon si edhe në uebsaitin e Swift.

Ky është albumi i parë që thyen rekordet në blerje ende pa u lançuar në treg duke i mundësuar Taylor një rikthim të suksesshëm të ‘reputacionit’ të saj.

. Opulent images of Taylor Swift from her new music video “Look What You Made Me Do.” Thanks, garnet
Uploaded by: Fraser, Garnet



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *