• |
ide | kryesore

Arabia Saudite arreston për korrupsion princin miliarder që u takua me Edi Ramën në Tiranë (Foto)

Lajme, Të fundit



Arabia Saudite ka arrestuar princin miliarder, Alëaleed bin Talal. Ai është në mesin e 10 princërve, 4 ministrave dhe dhjetëra ish -ministrave që ranë në pranga në një valë arrestimesh të udhëhequra nga princi i kurorës, Mohammed bin Salman, si pjesë e një beteje anti-korrupsion.

Alwaleed bin Talal është një ndër njerëzit më të pasur në botë. Në muajin gusht ai mbërriti në Durrës me jahtin e tij luksoz dhe u prit nga kryeministri Rama në zyrën e tij, në një takim ku u fol pikërisht për shtrirjen e investimeve të tij në Shqipëri.

Alëaleed bin Talal zotëron kompaninë e investimeve Kingdom Holding dhe ka aksione  News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera, si dhe shumë rrjete televizive satelitore në gjuhën arabe.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, djali i preferuar i mbretit Salman dhe këshilltar i lartë i tij, po i përdor arrestimet për të konsoliduar fuqinë e tij.

32 -vjeçari dominon në ushtrinë saudite, në politikën e jashtme dhe në politikat ekonomike e sociale të Mbretërisë Saudite. /Lapsi.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *