• |
ide | kryesore

Dalin pamjet e takimit të Orest Sotës me Saimir Tahirin e Haki Çakon (Video)

Lajme, Të fundit



Orest Sota, 25 -vjeçari që u kap me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Saimir Tahirit, njihet prej vitesh me ish -ministrin e Brendshëm.

Ata janë takuar gjatë rikonstruksionit të komisariatit nr.6 në Tiranë, në shkurt të vitit 2017, në kohën kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm.

Projekti i fituar nga firma e 25 -vjeçarit kushtoi 219.483.552 lekë të reja.

Në videon e mëposhtme Orest Sota ndodhet në krah të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, i cili shoqërohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtori i policisë së Tiranës (në atë kohë) Ervin Hodaj dhe administratorit të njësisë 6, Krenar Cenollari. /Lapsi.al

http://www.dailymotion.com/video/x67kw8l



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *