• |
ide | kryesore

Dyshimet/ Orest Sota ra në kurth nga përgjimet për Tahirin

Kryesore, Lajme



Provat e fundit që po dalin orë pas ore tregojnë se rënia në kurth e 25 vjeçarit Orest Sota nuk ka qenë thjeshtë një rastësi. Lidhjet e tij, në biznes dhe në miqësi me Saimir Tahirin, tenderat policisë, rrugëtimet jashtë shteti tregojnë për një marëdhënie të konsoliduar mes ish ministrit dhe djalit të biznesmenit vlonjat. Por, nëse kjo merret e mirëqenë, atëhere do të qe një koincidencë e madhe, të mendohej se Oresti u kap thjeshtë se nuk i ndaloi një postblloku policie. nuk ka shqiptar që nuk e di se sot një postblloku mund ti shpëtosh me një bakshish të vogël.

Atëherë a është një koincidencë që Sota u ndalua, u ndoq dhe në fund u prangos në një kohë kur kishte në veturën e tij 850 mijë euro dhe për më tepër kur aty gjendeshin edhe patentat e Saimir Tahirit dhe të gruas së tij?
Janë aq shumë përkime sa është e pamundur të mendosh se e gjitha ka qenë një tekë e fatit. Më shumë mundësi ka që prokuroria ose shërbimet sekrete që po përgjojnë deri në imtësi çdo lëvizje të rrethit të ngushtë të Tahirit të kenë qenë në djeni se ku po lëvizte makina e shokut të tij.

A kanë dyshuar ata se ai po transportonte eurot e grupit të trafikantëve siç pretendon opozita? A kanë bërë ata lëvzje për të rënduar edhe më pozicionin publik të ish ministrit dhe të partisë politike që e ka marrë në mbrojtje? A kanë në duar një pistë hetimi që duan ta vërtetojnë?
Eshtë vëhtirë të thuhet se cila nga këto pandehma qëndrojnë. Por mendja të shkon se ka pak gjasë që në këtë klimë, kapja e makinës me 800 e ca mijë euro të ketë qenë një rastësi. Më shumë gjasë ka që Orest Sota të ketë qenë viktimë e një përgjimi, dhe kapja e tij të mos jetë rrezultat i një ndalimi të rastësishëm në postbllokun e policisë siç na është servirur deri më tani.
Ky rast është provë më shumë se saga Tahiri nuk mbaron me kaq dhe se fjalët se prokuroria po përgatitet ti kërkojë sërisht kuvendit arrestin e tij me burg nuk janë krejt të pabaza.

©Lapsi.al



3 Comments

  1. Prokuroria nuk po perpiqet te dergoje perseri kerkese ne kuvend, por ta arrestoje ne kushtet e flagarances. Deshmia e Sotes nese implikon Tahirin per parate, anashkalon Kuvendin ligjerisht

    1. Shifni shume filma me agjentura ju te lapsit? Artikullit i mungon linja logjike? Nese pergjohet nga policia e cila eshte nen drejtimin e qeverise socialiste, pse kjo e fundit do te sharronte degen ku ka hipur?

  2. Qe saimir tahiri do shkoje ne burg kete nuk e ve me dyshim njeri. Ajo qe po pyesin njerezit eshte se kur do arsetohet kryetari i bandes edi rama?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *