Që prej ditës së djeshme, në pikën kufitare të Kapshticës vijon të ketë probleme nga pala greke.
Doganierët grekë lejojnë kalimin e emigrantëve shqiptarë që janë të pajisur me pasaporta greke dhe të vendeve të BE. Ata që nuk kanë një të tillë u duhet të presin për orë e ndoshta ditë për të kaluar kufirin.
Sipas palës greke, ky është një ‘defekt në sistemin kompjuterik’ që është jashtë funksionit. Ende nuk dihet se kur do të rregullohet ky defekt.