• |
ide | kryesore

Rritet çmimi i naftës nga tarifat e licensave dhe vlera në bursë

Lajme, Të fundit



Prej ditës së shtunë çmimi i karburanteve në Shqipëri është rritur me 5 lekë. Aktualisht një litër naftë shitet mesatarisht me 172 lekë për litër nga 167 që tregtohej në fillim të javës.

Në disa pika, çmimi arrin edhe deri në 175 lekë për litër.

Dy janë arsyet e këtij shtrenjtimi.

E para ishte paralajmëruar me kohë. Ajo ka të bëjë me rritjen e çmimit të licensave. Në Tiranë, një liçensë kushton 3 milionë lekë në vit, ndërsa në rrethet e tjera 1 milione lekë.

Këto para, kishin paralajmëruar grosistët, do t’i paguajnë qytetarët dhe kështu ka ndodhu.

Arsyeja e dytë është shtrenjtimi i naftës në bursën ndërkombëtare.

Por si çdo herë, tregu shqiptar i reflekton ndryshimet në bursë vetëm kur çmimet rriten dhe thuajse asnjëherë kur pësojnë ulje.

Vitet e fundit Shqipëria mban rekordin në Rajon dhe Europë përsa i përket çmimit të lartë të karburanteve. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *