• |
ide | kryesore

Spanja e shpalli në kërkim ndërkombëtar, Presidenti i shkarkuar katalanas dorëzohet në policinë belge

Planet, Të fundit



Ish-presidenti Katalanas, Carles Puigdemont u dorëzua ditën e sotme në policinë belge, pak ditë pas lëshimit të urdhër-arrestit ndërkombëtar që lëshoi gjykata spanjolle.

Puigdemont akuzohet nga autoritetet spanjolle për rolin e madh që luajti në referendumin për pavarësinë e Katalonjës dhe shpalljen e njëanshme të saj.  Mësohet se bashkë me ish-presidentin, në policinë belge janë paraqitur edhe 4 zyrtarë të tjerë.

Më herët, avokati i Puigdemontit, Pol Bekert, tha se nëse Spanja kërkon ekstradimin e Puigdemont, vendimi do të merret nga gjykata belge dhe jo nga qeveria. Avokati po ashtu ka njoftuar se Puigdemont nuk do të kthehet në Spanjë.

Gjykata e Lartë Spanjolle u ka bërë thirrje anëtarëve të qeverisë rajonale katalonase të paraqiten në Madrid, si pjesë e një hetimi mbi rebelimin për shpalljen e pavarësisë së provincës spanjolle. Ndërkohë, 9 zyrtarë të lartë katalanas, përfshi edhe disa ish-ministra, janë prangosur dy ditë më parë.

Sipas Gjykatës spanjolle, udhëheqësit e shkarkuar të qeverisë së Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 13 anëtarë të tjerë, duhet të paraqiten në Madrid në seancën e së enjtes. Dënimi për rebelim shkon deri në 30 vite heqje lirie. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *