• |
ide | kryesore

Agjentët amerikanë, gjermanë dhe italianë në Tiranë, Rama: Plan sekret!

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nisjen e një aksioni të gjerë të goditjes së krimit dhe bandave të lidhura me politikën, që do të udhëhiqet nga agjentë të FBI-së amerikane, agjentë gjermanë dhe italianë që vijnë këtë javë në Shqipëri. Një “task force”, plani i së cilës do të jetë sekret do të nisë punën, jo vetëm për ata që Rama i quajti “kriminelë me patllake”, por edhe “të inkriminuar me kollare”.
Në dukje entuziast për nisjen e këtij aksioni të quajtur “Forca e ligjit”, kryeministri Rama tha se një pjesë e planit të tyre do të jetë sekret dhe parashikon sekuestrimin e parave të krimit, për t’ia kthyer popullit.
“Eshtë ora e të vërtetës për marrëdhëniet e krimit me politikën apo politkës me krimin. Këtu do jemi e do të shohim” u shpreh Rama që foli për “mbylljen e epokës së pandëshkueshmirë për këdo, kriminel me patllake apo i inkriminuar me kollare”.
Rama falenderoi drejtorin e FBI-së dhe agjensitë e huaja ligjzbatuese gjermane dhe italiane, duke mos harruar ambasadorin amerikan, Donald Lu.



8 Comments

  1. nuk hiqet kaq shpejt kjo njolle e zeze per Shqiperine. turp
    ku jane analistet servile e hipokrite si muc nano,vangjeli,mero baze e beniamine te tjere .

  2. Tahir,behu gati se je ne goje te ujkut.fol,nxirri te gjitha se ky per kolltukun shet dhe familjen.ty ste ka per gjë fare.pendohu sa je ne kohe.

  3. ma pare ky te beje transparet si e vuri pasurin e tije,sa i kustoj terreni i ndertimeve ne surrel e sa kushtoi ndertimi.a ka fatura per keto?me cfare lekesh ndertoi pallatin e gruas(sic e quajne pallati ne paje) e a ka fatura per te?me cfare lekesh gruaja e tije u be aksionere e ABI-Bank?

  4. o Kari gjate kara i di dhe ata te PS-se??? Ke fillu me tregu prralla me plane sekrete. Une se di deri me sot qe agjentet i publikojne planet, sekrete jane gjithmone. Ti mesa duket paske fillu ilacet me grushta daku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *