• |
ide | kryesore

Zbardhen pasuritë e familjeve Çapja dhe Çelaj, nga vilat tek hotelet

Lajme, Të fundit



Zbardhen pasuritë e dy familjeve më të përfolura në Elbasan, Çapja dhe Çelaj, për të cilat pritet të nisë verifikimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Report TV mëson se Policia e Shtetit dhe prokuroria do të nisin hetimet për vila, hotele, biznese, lokale dhe shumë pasuri të patundshme të tjera.

Në një denoncim që është bërë në Policinë dhe Prokurorinë e Elbasanit, të dyja këto institucione e kanë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda materialet dhe në këtë dokument, përmenden hotele dhe biznese që dyshohet se u përkasin këtyre familjeve. Në verifikim kanë kaluar pasuritë e Petrit Çelës, ku përfshihen Tregu Agro-Ushqimor, shtëpi, vila dhe dyqane në qytetin e Elbasanit.

Prokuroria e Krimeve të rënda dhe Policia e Shtetit pritet të nisë hetimet edhe për fisin Çapja për disa biznese, sipas dokumentit në fjalë, ku përfshihet: Kompleksi Univers në Elbasan, i cili është në pronësi të Ermira Çapia, Garden Hotel në Xibrakë në pronësi të Erion Mihallait.

Gjithashtu po hetohen disa apartamente në Elbasan që mendohet se janë në pronësi të Florenc Çapjës,  si dhe lokale në pronësi të Bledar Muçës. Në hetim janë  edhe disa vila dhe makina luksoze në emër të Enver  e Fejzullah Çapjas si dhe Ambri Sinakollit. Sipas burimeve nga Policia gjatë aksionit “Vjeshtë 2017” po hetohen edhe pasuri të patundshme ne emër të Vladimir Çapjas, Erion Çapja dhe Sajmir Serjani.

Pasuritë e fisit Çapja
Kompleksi Univers
Hotel Garden
Pronat e Florenc Çapja
Lokalet e Bledar Muçës
Vila të Fejzullah Çapja
Makina luksoze të Enver Çapja
Prona të Ambri Sinakkolit
Prona të Vladimir ÇapjaProna të Erion Çapja
Prona të Sajmir Serjanit

Këto pasuri të fisit Çapja, sipas burimeve, janë të vendosura në qytetin e Elbasanit, në Pogradec, por edhe në qytete të tjerë, për të cilat po bëhet verifikim nëpërmjet Hipotekës. Verifikimet pritet të nisin edhe për faktin se në Drejtorinë e tatimeve këto biznese kanë deklaruar humbje ose fitime minimale.

Hetimet ndaj këtyre dy familjeve në Elbasan vijnë në një kohë kur një muaj më parë ndodhi përplasje me Policisë dhe shoferit të makinës tip Audi Enea Bekteshi, në hyrje të Tregut Agro-Ushqimor.

Pasuritë e familjes Çela
Tregu Agro-Ushqimor
Shtëpi
Vila
Dyqane

Edhe familja Çapja është me një sërë rekordesh kriminale, pasi janë akuzuar shpesh për trafik droge edhe nga mediat e huaja, ndërkohë që në vitin 2016 iu bë një atentat anëtarëve të këtij fisi.

Anëtarët e familjes Çapja në qershor të 2016-së kanë qëlluar mbi efektivët e policisë në qendër të Elbasanit, pasi I trembeshin një tjetër atentati. Prokuroria e Elbasanit ndërkohë kanë nisur hetimet edhe për 67 persona të tjerë, që dyshohet se kanë lidhje me familjen Çela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *