• |
ide | kryesore

Basha publikon SMS-në: Si e mori Tahiri patentën për drejtimin e skafit

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një SMS të një qytetari sipas të cilit Tahiri ka shkelur procedurat për të marrë lejen e drejtimit të mjeteve ujore mbi 100 ton. SMS-ja vjen nga një nëpunës i zyrës se patentave detare ne Drejtorinë e Përgjithshme Detare në Durrës.
Sipas tij shefi i zyrës që e firmosi atë patentë quhet Hamdi Domi i cili nuk donte ta aprovonte këtë patente dhe e ka mbajtur mbi tavoline te paktën një javë.
“Dokumentat per berjen e patentes i ka sjell PAULIN NDREU me detyre Kapiten i Pergjithshem dhe nga sot e kane emeruar Drejtor te Pergjithshem te Drejtorise Detare, megjithese Kontrolli i Larte i Shtetit ka rekomanduar pushimin dhe largimin nga detyra. Pra PAULIN NDREU ka ushtruar autoritetin e tij politik dhe aspak profesional duke detyruar firmosjen e kundraligjshme te kesaj patente. Kjo patente eshte ne shkelje me ligjin e detarise. Pra nuk merret patente kamioni pa mare patente makine. Dhe pervec ketyre shkeljeve flagrante, PAULIN NDREU emerohet drejtor prane drejtorise detare si vellai i deputetit PJERIN NDREU” – thuhet në SMS-në që publikon Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *