• |
ide | kryesore

Bëhuni gati të paguani më shumë, nga 1 janari taksë progresive edhe mbi të ardhurat e tjera

Lajme, Të fundit



Taksimi progresiv nuk do të vazhdojë më të zbatohet vetëm mbi pagat, por do të shtrihet mbi të gjitha llojet e tjera të të ardhurave. Lajmi u konfirmua sot nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj ne mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.
“Do të përfshijë të ardhurat e integruara në bazë të taksueshme, jo si tani të fragmentuara. Çdo e ardhur do të përllogaritet si një e tërë në periudhë tatimore dhe do t’i vendoset sipër norma”, tha Ahmetaj.

Masa se si do të ndryshojë taksa varet nga niveli i të ardhurave të individëve, por efekti i kësaj lëvizje të re të qeverisë do të zgjerojë bazën e taksueshme, që do të thotë se njerëzit me disa lloje të ardhurash do të paguajnë më shumë taksa. Deri më tani taksoheshin në mënyrë progresive vetëm të adhurat nga pagat, ndërsa për të ardhura të tjera kishte taksim me normë fikse prej 15%.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *