• |
ide | kryesore

Blero fshin duetin me këngëtaren, Albulena reagon ashpër në FB (FOTO)

Paparazzi, Slider



Blero ka fshirë papritmas nga kanali i tij në YouTube bashkëpunimin me Albulena Ukajn me këngën “Mbylli sytë”.

Blero e shpjegoi këtë veprim si respektim të vullnetit të fansave: “Prej që ka dalë klipi ja nisi me shkuar shumë mirë, kam marrë mesazhe nga fansat dhe ka qenë kërkesa e tyre që nuk ju ka pëlqyer këngëtarja Albulena, pastaj mblodha ekipin tim dhe mora vendimin për të larguar këngën.” Sipas tij përzgjedhja e Albulenës ishte e gabuar dhe tani kënga do të ripublikohet në versionin solo. Por Albulena nuk do ta linte me kaq këtë deklaratë të Bleros dhe ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook, ku ndryshon totalisht rrjedhën e ngjarjeve.

“Karrierën time e kam ndërtuar me mundësitë e mia, pa mbështetje të kushtëzuara dhe gjithnjë duke patur parim moralin, respektin dhe lidhjen e ngushtë me familjen time të ndershme e jo duke llogaritur në bashkëpunime apo çfarëdo qoftë tjetër. Nëse kërkoni emrin tim, dhe nuk paraqitet një këngë ta dini se i kam arsyet morale që nuk gjindet…” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *