• |
ide | kryesore

Buxheti 2018, Rruga e Kombit bëhet e para rrugë në Shqipëri që do të bëhet me pagesë

Lajme, Të fundit



Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.

Për Rrugën e Kombit janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge. Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.

Kompania koncensionare “Salillari & Kastrati” që kanë marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani “Joint Venture”.

Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morin. Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.

 



1 Comment

  1. nje lajm shume i mire me ne fund ndertimi i rruges se kombit do te jete nje realitet i realizuar dhe jo me nje premtim i fushatave elektorale, bravo qeverise per perpjekjet e duhura per te nisur punen shume shpejt per ndertimin e ketij segmenti me rendesi te madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *