• |
ide | kryesore

Erion Veliaj nuk i shkon Ramës në kryeministri, kohët e fundit vetëm me Ilir Metën

Lajme, Të fundit



Në takimin që Edi Rama organizoi në kryeministri me kryetarët e Bashkive nga i gjithë vendi, ra në sy mungesa e Erion Veliaj. Shkak është bërë një udhëtim që Veliaj kishte planifikuar për në Firence. Në vend të dëgjonte fjalimin e kryeministrit për ujin, Veliaj kishte në axhendë një takim me homologun italian të Firences.
Që pas fushatës, Veliaj nuk është parë më të dalë në publik me kryeministrin Edi Rama, që ka qenë i zënë me telashet që i hapi dosja e Habilajve dhe Saimir Tahirit. Gjatë fushatës, në fakt Rama tallej hapur me Veliajn kur i thoshte elektoratit, se nëse nuk fitonte PS, “Lali Erin do ta shihnin veç në ndonjë ditëlindje, a në ndonjë vaki kur të vijë për ngushëllim”.
Edhe disa ditë më parë, kur foli tek Zonë e Lirë me Arian Çanin, Rama ironizoi Veliajn, kur tha se “shumicën e kohës nuk është në Shqipëri dhe kronikat e lajmeve si punëbërës i madh, i ka të montuara”.
Nuk dihet se përse Rama ironizon dhe zhvlerëson sa herë ka mundësi Kyetarin e Bashkisë së Tiranës, por kohët e fundit ky shfaqet gjithnjë e më shumë në krah të presidentit Ilir Meta.
Jo vetëm në Gjirin e Lalzit, ku është parë të vizitojë vilat ku jeton familja Meta, por edhe në gëzime dhe darka të përbashkëta.

Fotot e Veliajt duke kërcyer bashkë me Ilir Metën në dasmën e Bes Kallakut bënë xhiron në rrjetet sociale, ndërsa disa ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Gjilanit zbuloi pa dashje darkën me dyshen Meta-Veliaj. Marrëdhënia mes të dyve nuk ka si të shihet me sy të mirë nga Edi Rama. Paranoja bëhet akoma më e madhe, tani që Veliaj gjen kurajon dhe e bojkoton. © Lapsi.al



4 Comments

  1. rama me byth,erionka po ashtu por me jastek griselde,meta me bllok,tahiri me kanabis,xhelili me brek ter trurt derrave ju kan hek.njer i qin ,tjetri i dhin,ruqi e xhafa ju shurrojn dhe qelbesirat nji miljon stoik qendrojn.

  2. Vertete e cuditshme sepse Meta na hiqet edhe sikur eshte kunder Soros e nga na tjeter ka miqesi me kete kelyshin e Soros nga Ura vajgurore. Ne fakt Ura Vajgurore eshte afer me Skraparin, si i thone jane nga nje fshat/katund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *