• |
ide | kryesore

‘Fjalor prej halabaku’, sërisht debate në komisionin parlamentar për Integrim në Kuvend

Lajme, Të fundit



Përplasjet e nisura më parë në komisionin parlamentar për Integrim në Kuvend, Genc Pollo dhe ditmir Bushati i kanë vazhduar edhe në mbledhjen e sotme.

Ka qenë deputeti i PD-së, Genc Pollo ai që në nisje të mbledhjes e ka cilësuar fjalor prej halabaku fjalorin që përdori ministri Bushati.

Kaq ka mjaftuar që më pas të ndërhyrë deputeti i PS-së, Sadri Abazi, i cili ka replikuar me Pollon.

Debatet:  

Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku.

Sadri Abazi: Terhiqe mbrapsht fjalen halabak ndaj ministrit. Se perndryshe hakabaku je vetem ti.

Pollo: Faleminderit Zoti Abazi po nuk kemi problem me pallatet dhe ndertimet pa leje.

Debati i kaluar mes Pollos e Bushatit:

Genc Pollo: Thuhet se problemi në Shqipëri nuk është krimi i organizuar, siç e tha ministri, ai ekziston gjithandej, por lidhja e tij me politikën në pushtet. Ky është shqetësim i madh i opozitës, por edhe më gjerë. Gjë që nuk u trajtua, kam përshtypjen, siç duhet.

Ditmir Bushati: Më falni, ju nuk jeni në pozitën as për të më komentuar mua, as për të më vënë notën mua, sepse nuk jemi mësuesi me nxënësin këtu. Kjo është një çështje që ju mund ta bëni në fund kur ju të keni seancën që të bëni komente. Domethënë, dua të mos luajmë me durimin e njëri-tjetrit, sepse unë mund të rri dhe t’ju flas për këto çështje me orë të tëra.

Genc Pollo: Faleminderit për durimin dhe kohën që na vini në dispozicion, zoti ministër! Standardi më i lartë i një komisioni të tillë lipset të jetë ndershmëria, në radhë të parë, dhe pastaj virtytet mund të vijojnë.

Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kutit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.

Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.

Ditmir Bushati: Kjo mund të jetë e papranueshme, por ky është qëndrimi im, meqenëse doni të bëni komente mbi njëri– tjetrin.

Genc Pollo: Jeni personi më i papërshtatshëm për atë post dhe për të thënë gjëra të tilla, zoti Bushati.

Ditmir Bushati: Këtë nuk e vendosni ju, këtë e vendos Kryeministri, këtë e vendosin shqiptarët me votë.

Genc Pollo: Po ashtu, edhe kriteri i ndershmërisë.

Ditmir Bushati: Por ju mos u prekni kur unë vë në dukje faktin që paraardhësja juaj ka bërë një punë të paqme dhe të dobishme, sepse në fund të ditës ne duhet të mësojmë nga njëritjetri dhe duhet të çojmë eksperiencën përpara. Mos u xhelozoni! Ka vend për të gjithë.

Genc Pollo: Kriteri i ndershmërisë ka të bëjë me qëndrimin e së vërtetës dhe fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben as ndershmërisë, as publikut.

Ditmir Bushati: Epitete të tilla nuk kanë fare lidhje me mua dhe shpresoj të mos kenë lidhje as me ty, por makthi që ju ka kapur e që flisni për krimin, drogën etj., ju bën të arrini në këto konkluzione. Në rast se ju nuk tërhiqni epitetin që bëtë ndaj meje, sepse unë jam njeri me dinjitet, do ta lë këtë mbledhje, sepse kjo mbledhje duhet të bëhet mbi parimin e etikës së komunikimit. Kërkoni ndjesë të madhe për ndotjen që prodhove këtu…

Genc Pollo: Lëre mikrofonin. Po qe nevoja, do të thërrasim edhe shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: Lëri shërbimet e Gardës, se nuk i thërret dot ti shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: …shumë ndjesë për veprimin abuziv të kryetarit të këtij komisioni. Pres ndjesën publike nga ana e tij për t’u rikthyer në këtë komision përballë jush. Jam i gatshëm në çdo orë të ditës, interpelancë, seancë pyetjesh e të tjera. Për sa kohë nuk ka një ndjesë nga ana e kryetarit të këtij komisioni, unë nuk vazhdoj dot të jem në këtë ambient të ndotur nga ana e kryetarit të komisionit. Po jua them edhe një herë tjetër, Saliu u bë 74, u bëftë 100 vjeç! Sali kuqs nuk shkon, ka marrë fund ajo kohë. Faleminderit!

Genc Pollo: Vazhdoni atëherë. Është fatkeqësi që kemi njerëz të tillë, kolegë socialistë, halabak komplet.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *