• |
ide | kryesore

Greqia ‘liron’ doganat, pas dy ditësh rregullohet defekti, rinis kalimi normal i qytetarëve

Lajme, Të fundit



Qysh prej më shumë se dy ditësh dogana e Kakaviijës dhe e Kapshticës kanë qenë me defekt duke bllokuar shumë persona të cilët donin të dilnin apo të futeshin në territorin shqiptar.

Pas shumë orë pritjeje, është rregulluar defekti në këto pika të kalimit kufitar me Greqinë. Sipas palës greke e gjithë kjo situatë u shkaktua nga një defekt. Qytetarëve, të cilët duhet të kalonin kufirin, u është dashur të presin gjatë në doganë, derisa të rregullohej defekti.

Situata është paraqitur problematike edhe në pikën kufitare të Kakavijës, ku pala greke ka patur të njëjtin problem. Mësohet se mëngjesin e sotëm, pala greke ka konfirmuar rregullimin e defektit dhe ka rifilluar lëvizja normale e qytetarëve në këto dy pika të kalimit kufitar.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *