• |
ide | kryesore

Hapet lufta/ Top Channel hakmerret kundër Klan për vjedhjen e Marinës

Paparazzi, Slider



Televizioni Top Channel ka filluar një sulm frontal ndaj konkurentit të tij TV Klan që po i merr njëri pas tjetrit ish moderatorët dhe gazetarët e tij. Në ditën kur një nga ish ikonat e Topit, Marina Vjollca do të debutonte me puntatën e parë të emisionit të saj të ri “C’est la vie”, pak a shumë në të njëjtën fashë orare me Portokallinë, emisioni humoristik nuk ka ngelur pa ia kthyer resotn.

“Viktima” të sarkazmës së Portokalli u bënë dy nga drejtuesit me më shumë audiencë të TV Klan, Arian Çani dhe Ardit Gjebrea. Për të mposhtur emisionin e Pandi Laços, që kishte në qendër të tij më eleganten mes mortave Vjollca, Portokallia nuk gjeti rrugë me të mirë sesa të shtonte shikuesit me talljen e figurave të Klan. Dhe të dielën në mbrëmje faturan e paguan Çani dhe Gjebrea.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Aman ore cme quani ikone Marinen se e banalizuat fare kete vend me gjithcka. Marina nje bukuroshe ekrani qe nuk duhet te flase fare , vetem te buzeqeshe ne ndonje cep . Injorante totale , me nje shqipe qe ka vetem 5 fraza. “Shume e shkelqyer “ tha dje. Pastaj tha “ shume i shquar” Pastaj tha “ e kemi sjellur” Po e bastardoni totslisht kete vend. Paskeni patur mllef te madh me edukimin e dijen e sidomos qytetarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *