Ish-ylli i NBA-së, Lamar Odom i ra të fikët në zonën VIP në një klub nate në Los Angeles të SHBA-së. Stafi i klubit vuri re që ai kishte probleme dhe shkoi menjëherë në ndihmë të tij në orën 02:00. Personi që regjistroi videon tha për TMZ Sports se kishte parë Odom të konsumonte alkool për orë të tëra përpara incidentit. Odom ka pasur një histori të gjatë me abuzimin e substancave dhe ai rrezikoi jetën nga një mbidoze droge në vitin 2015. Ish-basketbollisti ka qenë në rehabilitim dhe është betuar që do të ndryshojë stilin e jetesës…por kohët e fundit po feston shumë nëpër klube nate dhe striptizmi.
Ish-yllit të NBA i bie të fikët në club, shkak alkoli (Video)
F1, Paparazzi
