• |
ide | kryesore

Kjo është puthja që rrëmbeu vëmendjen e të gjithë botës (Video)

Paparazzi



Kate Winslet rrëmbeu më shumë se një çmim mbrëmjen e kaluar gjatë “Hollywood Film Awards”. Gjatë fjalimit të pranimit të çmimit si fituese në rolin më të mirë protagonist, aktorja e famshme u shpreh se ndihej e nderuar që gjatë xhirimeve të filmit të saj më të fundit “Wonder Wheel” ishte e rrethuar nga aktore të mëdha si Allison Janney.42-vjeçarja Winslet shtoi se do të donte të përkëdhelej apo të puthte aktoren e famshme, të cilën e ka idhull dhe kjo dëshirë ju realizua menjëherë.Allison Janney u ngrit nga salla, u ngjit në skenë dhe ashtu siç dëshironte ajo i dha Kate Winslet një puthje në buzë. Edhe pse publiku pjesëmarrës qeshën me të madhe, pas përfundimit të mbrëmjes të gjithë pranuan se ky ishte një ndër momentet më qesharake dhe të sikletshme të “Hollywood Film Awards”.
https://www.youtube.com/watch?v=NchRJOqOEbc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *