• |
ide | kryesore

Makina merr flakë në ecje në aksin Lushnje-Tiranë, shkrumbohet plotësisht

Lajme



Një makinë mori flakë në ecje ditën e sotme, në autostradën Lushnje-Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, midis rrethrrotullimit të Savrës dhe plubut.

Policia njoftoi se makina tip “Peugeot” e shtetasit E.M., banues në Berat, mori flakë në ecje dhe u dogj plotësisht. Fatmirësisht shtetasi nuk ka pësuar dëmtime.

Momentalisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti elektrik, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *