• |
ide | kryesore

Ndryshime në kabinetin qeveritar, emërohen 3 zv.ministra të rinj

Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë emëruar dhe tre zëvendësministra të rinj. Ndryshime kanë pësuar Ministria e Arsimit, Ministria e Kulturës dhe Ministria e Turizmit.

Në vendimin e qeverisë shkruhet se Besa Shahini emërohet zv.ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Valbona Shujaku emërohet zv.ministre e Kulturës dhe Hajrulla Çeku emërohet zv.ministëri Turizmit dhe Mjedisit.

Po kush janë tre të zgjedhurit e Ramës?

Valbona Shujaku ka qenë drejtuese e departamentit të Kulturës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Hajrulla Çeku ka qenë drejtor i një organizate me bazë në komunitet që angazhohet për mbrojtjen e qyteteve të Kosovës, ndërsa ka përfunduar studimet master në qeverisje dhe zhvillim lokal.

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me organizatën me bazë në Berlin, Inciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pas herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Shahini ka master nga Hertie School of Governance në Berlin.

©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *