• |
ide | kryesore

Nuk do të ketë arrestime për lidhjet e paligjshme të ujit

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i la 90 ditë kohë të gjithë atyre që furnizohen me ujë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme. Për 3 muaj të gjithë konsumatorëve të rregullojnë marrëdhënien me ujësjellësit duke vendosur matësa dhe duke legalizuar furnizimin me ujë.
“Kontrollet do të nisin nga punonjësit e Ujësjellësit të shoqëruar me polici në të gjithë vendin, për prerjet e paligjshme të furnizimit me ujë, por pa penalizim” u shpreh Rama, duke shtuar se “kushdo që kërkon të marrë ujë më pas nga sistemi i ujësjellësit duhet të vetërregullohet në mënyrë që të mos penalizohet pas 90 ditëve”.
Kontrolli pritet të nisë fillimisht për punonjësit e administratës, pastaj për bizneset dhe në fund për konsumatorët familjarë. Aksioni për ujin, ndryshe nga ai për energjinë elektrike nuk do të shoqërohet me arrestimin e atyre që kanë shkelur ligjin. Rama ka ndryshuar mendim për burgosjen si zgjidhjen më të shpejtë për problemet me ligjin, që kur prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *