• |
ide | kryesore

Pala greke rikthen radhët në kufi, punon vetëm me një sportel në Kapshticë

Lajme, Të fundit



Ndonëse pala greke zhbllokoi situatën në pikat kufitare me Shqipërinë, vazhdon ende të ketë probleme.

Së fundi raportohet se në pikën kufitare të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata në dalje.

Shkak është bërë puna me orar të reduktuar nga autoritetet doganore greke.

Dhjetra makina qëndrojnë në radhë në pritje për të vijuar lëvizjen drejt shtetit grek. Nuk dihet kur do të normalizohet kjo situatë.

Dyshohet se kjo sjellje mund të jetë e qëllimshme nga Greqia për shkak të përplasjeve të fundit për ndërtimet në Himarë.

©LAPSI.al 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *