• |
ide | kryesore

Pamjet e atentatit/ Katër plumba në lokalin ku qëndronte i forti i Fierit

Lajme, Të fundit



Ende nuk është e qartë kush ishte shënjestra e atentatit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Fier. Në njoftimin e policisë thuhet se pronari i lokalit ishte bashkë me 3 persona të tjerë kur u qëllua me armë nga një person jashtë lokalit. Në pamjet e siguruara nga Lapsi.al duken edhe shenjat e 4 plumbave. Policia tha se ka identifikuar autorin e krimit, por nuk jep emrin e tij.
“Dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A.P, 47 vjeç, i cili është shpallur në kërkim” thuhet në njoftim. Burine jo zyrtare thonë se dyshohet se “një nga eksponentët e krimit në Fier mendohet se ishte në shënjestër të atentatit”.© Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *