• |
ide | kryesore

PS kërkon të largojë vëmendjen nga ‘Tahiri’, sulmon Prokurorinë për dosjen e CEZ

Lajme, Të fundit
TAULANT-BALLA.jpg



Partia Socialiste bën çmos për të larguar vëmendjen nga dosja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili përveç dosjes ‘Habilaj’ është në telashe edhe pas arrestimit të Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjendën patentat e tij dhe shuma prej 863 mijë eurosh.

Sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla akuzoi prokurorinë se po përpiqet të mbyllë dosjen CEZ pa kryer asnjë hetim dhe pa konsideruar asnjë nga gjetjet e raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar. Risjellja në vëmendje e kësaj çështje pikërisht në këtë moment, nuk është krej e rastësishme, ndërkohë për muaj më radhë ishte ‘harruar’.

Sot PS kërkon të largoojë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat që rëndojnë qeverinë për lidhje me drogën dhe krimin dhe dosja e ish-ministrit të Brendshëm. Balla dënoi veprimin e prokurorisë që, sipas tij, ka dërguar dosjen në gjykatë duke kërkuar mbylljen e saj, duke neglizhuar një dokument që, sipas Ballës, ka brenda tij emra “peshqish të mëdhenj e të vegjël, të dyshuar për krim ekonomik”. Sipas tij, prokuroria po shfaqet hapur si vegël e politikës, por se nuk do ta ndalojë dot orën e drejtësisë që ka tmerruar politikanët, prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar.

©LAPSI.al 



3 Comments

  1. mao LU ce dunit e jovanka vllahutin ju ka mbet muti i habilajve ne goj si tahirit,po ky balla e perbin,mut,lesh,brek xhelili,palla roshi,kar doshi te terat njeheresh.

  2. ore koke qoshe po balilin pse e late ne harrese? po beni ore te humbur nje pune tamam cojeni deri ne fund. jeni kapur keq nga hijet e korrupsionitt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *