Ditën e djeshme në ndarjen e çmimeve “Hollywood Film Awards”, Kate Winslet u puth në buzë me aktoren amerikane Allison Janney –n.
“Ndihem shumë e nderuar që jam në të njëjtën dhomë me Allison Janney –n.” ka thënë Winslet. Kaq mjaftoi dhe situata u nxeh: Allison u ngrit e shkoi në skenë, ku ndodhi dhe puthja magjike në buzë.

Një rast i ngjashëm ndodhi farë pak kohë më parë, ku gjatë transmetimit të “Big Brother VIP”- t, i prezantuar nga moderatorja Ilary Blasi, kjo e fundit u puth me të ftuarën speciale të asaj dite, Belen Rodriguez- in.“Doja të zgjaste më shumë.” tha moderatorja pas puthjes.
Një puthje e këtij soji ndodhi dhe në emisionin “Fiks Fare”, në të cilin dy prezantuesit e rinj Devis Muka dhe Dorian Ramaliu u përfolën në media për puthjen e tyre nw buzë.
“Hajt të puth njëherë siç puthin burrat.” tha Devisi.
Në 2003- in gjatë “VideoMusicAwards” Madonna bëri kërdinë. Gjatë performimit të dy hiteve të saj “Like a virgin” dhe “Hollywood” bashkë me Britney Spears- in dhe Christina Aguilera- n, Madonna i puthi të dyja artistet në buzë.

