• |
ide | kryesore

Tahiri dhe kanabisi/ Opozita përgatitet për protesta

Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka foli për rrëzimin e qeverisë pas mbledhjes së Komisionit të Sigurisë për buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Flamur Noka në një deklaratë për mediat tha se qeveria Rama ka rënë dhe nuk mund të bëjë asnjë buxhet.
“Është koha që ta rrëzojmë, nuk mund të bëjë buxhet më kjo qeveri. Perandoria do të rrëzohet me protesta dhe revolucion popullor. Kjo qeveri nuk qeveris por drejton krimin. Kjo qeveri nuk është qeveria e shqiptarëve por është qeveria e krimit dhe bandave” u shpreh Noka.
Pavarësisht deklaratës së Nokës nuk ka asnjë vendim zyrtar për protesta nga Partia Demokratike. Opozita vendosi të braktisë mbledhjet e komisioneve parlamentare në formë proteste, për çështjen Tahiri dhe situatën e kanabisit.



2 Comments

  1. Nuk po shohim asnje organizim per protestat. Mendoj se ato duhet te behen me te gjitha forcat e tjera opozitare. Ne kete situat duhet nje opozit e bashkuar, duhet te mendohet me shume per vendin, per shqiptaret, per femijet tane dhe jo per politiken. Pra perdoreni jo per perfitime politike por per te mos lene shqiperin te gremisat.

  2. Opozites i pelqen te vije ne pushtet per shume perfitime, por nga ana tjeter besoj do te rrije si ne prapaskene dhe e fshehur me shpresen ti shpetoje ndonje kontrolli te mundshem nga reforma ne drejtesi. Ndaj sado u pelqen te vijne ne pushtet, me mire i intereson te lejne Ramen, sepse ai po mbytet nga korrupsioni dhe keto mendojne se do ja hudhin paq, sepse Rama do e hajde sepse reforma do harxhoje kohe te merret me te vetet. Ndaj besoj pergjumja e opozites eshte kaq e dukshme, kur i doli boja fare nxorren nje Flamur ta coje cik nga gjumi. Po ju garantoj ketu do jemi nuk kane per te bere gje. Rama do bjeri por nga budalliku vet shume shpejt, sepse nese shpresoni se do ta hudhi Luli e Saliu harrojeni nje dicka te tille sepse ata dy nuk e duan kete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *