• |
ide | kryesore

Të gjitha manipulimet që bëri policia për arrestimin e Sotës

Lajme, Të fundit



Sot tre ditë më pas nga arrestimi i të dyshuarit se ka lidhje me Saimir Tahirin, Orest Sotës, kanë dalë në dritë të gjitha manipulimet që bëri Policia e Elbasanit për ngjarjen e tij. Tashmë dihet se se në njoftimin e vet drejtori i porsambëritur i policisë së qarkut fshehu faktin se në makinën Land Rover gjendeshin dy patentat lundrimit të Saimir Tahirit dhe 863 mijë euro burimi i të cilave nuk dihet ende. Por manipulimi i drejtuesve të policisë nuk përfundon këtu.

Po t’i hidhet një sy njoftimit që doli ditën e ndalimit në 1 nëntor duket qartë se lajmi është munduar të kamuflohet dhe rumbullakoset.

Ata që e njohin proceduran normale të hartimit të një komunikate policie vëzhgojnë se kur një person kapet duke drejtuar, mjetin e tij ndërkohë që i është hequr patenta për shkelje të mëparshme, kjo vihet gjithnjë në dukje në njoftim.

Por ndryshe nga njoftimet për arrestimin e qytetarëve të zakonshëm, policia nuk tha se 25-vjeçarit i ishte hequr leja e drejtimit të mjetit për një afat të pa caktuar për shkak të shkeljeve të vazhdueshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Një tjetër aspekt që nuk policia e ka mbajtur të fshehur është fakti se në njoftim (lexoje poshtë të plotë) duket sikur 25 vjeçari Sota u ndalua dhe rrezultoi pa patent. Ndërkohë që ngjarja është ndryshe. Atij i’u kërkua të ndalonte dhe u mundua ti ikë policisë.

Pika e tretë dhe më flagrante është se po të lexohet me kujdes njoftimi i parë i dalë nga zyrat e drejtorisë së Elbasanit, aty jo vetëm që nuk përcaktohet sasia e eurove që u gjet (thuhet një sasi e madhe eurosh. Por një sasi e madhe për mendësinë e një shqiptari të zakonshëm janë edhe 5 mijë dhjetë mijë euro. Edhe në pikat kufitare të BE 10 mijë euro qëihet një sasi e madhe që nuk mund të transportohet pa u deklaruar) por jepet edhe version që më vonë po mbrojnë të akuzuarit se ato do përdoreshin për likuidim faturash.

Pra nëse shihet me syrin se policia ka dashur ta shfryjë rëndësinë e ngjarjes, nga rileximi i komunikatës kjo gjë del e plotë. Ajo jo vetëm fshehu emrin e tahirit dhe shumën e parave, por edhe faktin se kishim të bënim me gati 1 milionë dollar, se orest Sota kisht dashur ti shmngej policisë dhe mbrohet version i tij se këto para do përdoreshin për pagesa faturash.

Nuk dihet sa nga këto të vërteta publiku do dinte sot nëse informacioni nuk do të kishte shkuar në zyrat e opozitës e cila e bëri menjëherë publik.

©Lapsi.al

 

Njoftimi i plotë

 

Më datë 02.11.2017 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit O.S., 25 vjeç banues në Tiranë, administrator i një subjekti privat pasi më datë 01.11.2017 në rrugën nacionale në fshatin Balldren u kap pa leje drejtimi me mjetin “Land Rover” dhe gjatë kontrollit të mjetit iu gjetën dhe bllokuan një sasi e madhe eurosh, të cilat do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pashoqeruar me dokumentin e origjinës”. Po brenda këtij njoftimi të shkurtër ka disa mashtrime të cilat mbajnë firmën e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *