• |
ide | kryesore

Transportonte drogë me makinë, pranga azilkërkuesit shqiptar në Francë

Lajme



Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua në Francë dy ditë më parë pasi në makinë iu gjetën 3 kilogram kanabis.

Aleksandër Bajramaj u shpreh para Gjykatës se nuk e dinte që në makinë kishte drogë. I vënë përballë provave të Prokurorisë, Bajramaj pranoi se një person tjetër i kishte kërkur që të transportonte kanabis kundrejt një shume prej 200 eurosh. Makina me të cilën po transportonte drogë i riu ishte e tipit “Peugeot 306”.

Nga hetimet rezultoi se 26-vjeçari shqiptar është azilkërkues në Francë.

“Në Shqipëri kisha probleme me njerëzit” – tha 26-vjeçari në Gjykatë, transmeton tvklan. Kërkesa e parë për azil ju refuzua, por ai shtoi se do të provojë sërish. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *