• |
ide | kryesore

Zbulohet emri i personit të dytë në makinë me Orest Sotën

Arkiva



Zbulohet emri i personit të dytë që ishte në makinën “Land Rover” të biznesmenit Orest Sota ku u gjetën 863 mijë euro dhe patentat e Saimir Tahirit. Sipas gazetares Klodiana Lala ai quhet Leonard Dalmeta i cili është punësuar pak kohë më parë si shofer i biznesmenit Sota. Ky është marrë në pyetje nga policia e Elbasanit. Ai ka pranuar që është punësuar pranë familjes Sota, por hetuesit nuk kanë asnjë fakt konkret që implikon atë në ndonjë vepër penale për shkak se kak qenë biznesmeni ai që ka marrë përsipër fajin. E pranishme në studion News24, gazetarja Lala tha se Sota nuk kishte patentë për shkak kishte pasur probleme me policinë rrugore



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *