• |
ide | kryesore

Angela Martini humb njeriun e dashur për të (FOTO)

Paparazzi, Slider



Modelja Angela Martini ka lajmëruar ndjekësit e saj se ka humbur një ndër personat më të dashur te saj.Nëpërmjet një postimi në Instagram, Angela ka përshkruar dhimbjen qe ka përjetuar kur ka marrë lajmin e tmerrshëm dhe sesa shumë e donte këtë person. Bëhet fjalë për shoqen e saj të ngushtë e cila ishte në një moshë shumë të re.‘Këto janë fjalët më të trishta që më është dashur të shkruaj deri më tani. Engjëlli im, shoqja ime e ngushtë, ajo që ishte më shumë se një motër për mua, nuk është më! E dashur Marissa, 8 vite më parë kur ne u njohëm, ti ndryshove jetën time. Më bëre më të fortë, më të zgjuar dhe më mbushe me vetbesim. U bëra e papërshkueshme nga plumbat falë teje! Jeta jote ishte një bekim, dashuria jote nuk përshkruhej dot me fjalë dhe kujtimet e mia me ty u bënë një thesar për mua. Do të jem gjithmonë mirënjohëse për besnikërinë, bujarinë dhe dashurinë tënde! I vetmi mendim që më jep shpresë është që e gjitha kjo është e përkohshme dhe jemi të gjithë kalimtarë në këtë botë. U prehsh në paqe! Do të të dua përgjithmonë!’-mbishkruan Angela krahas fotos se mikeshës së zemrës.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *