• |
ide | kryesore

Deklarata e fortë e Nokës: Ka mijëra ton hashash të depozituara në magazina e institucione shtetërore

Lajme, Të fundit



Deputeti i PD, Flamur Noka ka hedhur një deklaratë të fortë në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo” në Report Tv. Ai u shpreh se janë mijëra ton hashash të depozituara në depo dhe magazina shtetërore, të braktisura.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se opozita i sheh me skepticizëm shifrat e publikuara nga Guardia di Finanza dy ditë më parë sa i takon sipërfaqes së kultivuar me kanabis.

Pavarësisht asaj që thuhet, në Shqipëri sot janë të depozituara në depo mijëra ton hashash. Kjo ka qenë arsyeja që trafikantët të ulin sipërfaqet e mbjella në krahasim me një vit më parë. Edhe vjet kur Guardia di Finanza raportoi shifrat, qeveria nxitoi të thotë se kishte shkatërruar 99% të sipërfaqeve të mbjella. Ishim ne që e kemi denoncuar si një shifër të gënjeshtërt. Sepse na rezultoi se 0.2% paskësh qenë qindra ton, kjo ishte, apo jo? Dhe ajo që u tha vjet, na bën ne që të jemi skeptik.
Janë mijëra ton hashash i depozituar nëpër depo. Në shumë vende, institucione shtetërore, magazina, ka hashash të depozituar, gati për t’u trafikuar“, – tha Noka.



1 Comment

  1. ve bast se surreli deri ne qati esht i mbushur,po ashtu kullat e tajvanit,ruqi,xhafa vellau i tij kriminel,tahiri me baban e nenen e tij bashkimi,rama me olsin,gregorin e linden etj kan 5 katshet e tyre mbushur kanabis.pjerdhin ndreu,artur bushi, erionka velina mbush brekt e gjelilit e jasteket e griseldes me kanabis kan,qenefi i negjmies po zjen nga krymat kanabisi e kokaina habilajve e balilit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *