• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Në Durrës gati të vidhen 5 milion dollarë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha denoncoi se në Doganën e Durrësit po vidhen 5 milionë dollar. Në mesazhin e një doganieri anonym që i shkruan Berishës, theksohet se me këtë veprimtari kriminale merret direkt drejtoresha e kësaj dogane, drejtori i anti-kontrabandës dhe drejtori i hetimit.

Bëhet fjalë për 5 kontenierë që erdhën para tre muajsh në portin e Durrësit, me cigare pa pullë fiskale. Sipas denoncuesit, policia i ka mbyllur sytë me kohë lidhur me këtë situatë. ©LAPSI.AL 

STATUSI I SALI BERISHËS:

Ja si po i vjedhin zyrtarët 5 milionë dollarë në doganën e Durrësit!

Lexoni mesazhin i doganierit dixhital! sb

“Mirëdita Dr. jam doganier në Durrës

Prej mëse 3 muajsh në portin e Durrësit kanë ardhur 5 kontenierë me cigare pa pullë fiskale.

Këto erdhën në periudhën e zgjedhjeve me porosi të burrit të Drejtoreshës, Bedis dhe Androkliut.

Për t’i kaluar do t’i kalonte klani i tyre në dogana Drejtori i Antikontrabandës z.Prifti me atë të Hetimit z.Brahja në pikën e kontenierëve ku është përgjegjës turni miku i tyre z. Beshiku.

Por meqë ranë në sy, i kaluan në magazinë doganore dhe këto dy ditë po përpiqen me të gjitha mënyrat, por askujt nga ne nuk ja mban të firmosë sepse bëhet fjalë për 5 milion USD evazion fiskal.

Kuptohet që edhe policia i ka mbyllur sytë me kohë. Paskan dy ditë se i mbaron afati dhe nuk dinë nga t’i çojnë.”



1 Comment

  1. Lereni ti kalojne..!! Gjobisni ndonje byrektore per nje kupon kase …!!! Dalin tani vemjet e thone “genjen Saliu”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *