• |
ide | kryesore

Ish-presidenti i Katalonjës: U largova jashtë vendit pasi Spanja po thurte një…

Planet



Presidenti i sharkuar katalanas, Carles Puigdemont deklaroi sot se u largua në Belgjikë pasi qeveria spanjolle po përgatiste një valë dhune ku ai qeveria që drejtonte do të akuzoheshin si përgjegjës.

Puigdemont u shpreh për radion “Katalonja” se qeveria e tij kishte vendosur të ndahej. Ai vetë dhe katër nga ministrat e tij do të shkonin në Bruksel për të ndërkombtarizuar kauzën e tyre për pavarësi ndërsa pjesa tjetër do t’i përgjigjet kërkesës së drejtësisë, e cila i ka lënë në paraburgim.

“Besoj se nuk kemi bërë gabim. Jam absolutisht i bindur se shteti spanjoll kishte përgatitur një valë represioni mjaft të ashpër dhe dhune ku do të na akuzonte të gjithëve si përgjegjës” – u shpreh ish-presidenti i Katalonjës. Ai theksoi se përfaqëson “një qeveri në mërgim”.

Puigdemont së bashku me katër ministrat e tij që janë aktualisht në Belgjikë akuzohen nga drejtësia spanjolle për rebelim, komplot dhe përvetësim të fondeve publike. Dënimi për këto akuza i kalon të 30 vitet heqje lirie. ©LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *