• |
ide | kryesore

Krim dhe politikë/ Kush janë të fortët që Donald Lu i quan “peshq të mëdhenj”

Lajme, Të fundit

Në prezantimin që iu bë operacionit “Forca e Ligjit”, Donald Lu vuri në lojë besueshmërinë e ambasadës amerikane kur paralajmëroi rezultatet konkrete deri në fillim të vitit tjetër. Për herë të parë në Shqipëri do të “hahet” peshku i madh tha Donald Lu, përmendi edhe katër emra të fortësh dhe politikanësh, si dëshmi e lidhjeve të krimit me politikën.
Arben Ndoka është ish-deputet i Partisë Socialiste, edhe i angazhuar sërish me degën e PS-së në qarkun e Lezhës ku ai ishte deputet, gjatë fushatës së 2017-ës. Ndoka u tërhoq nga politika, pasi siç tha ai, në atë kohë do t’i dedikohej zbardhjes së të vërtetës nga autoritetet italiane që e akuzonin për shfrytëzim prostitucioni.
Elvis Roshi, ish-kryebashkiak i PS-së në Kavajë. I akuzuar nga autoritet italiane për përdhunim dhe trafik droge, i shkarkuar nga kryeministri Edi Rama me 7 mars të këtij viti, çka i hapi rrugë zgjedhjeve të reja në Kavajë.
Gentian Muhameti, ishte kandidat i partisë Demokratike në bashkinë e Këlcyrës, por që vetëm 20 ditë para zgjedhjeve të 2015-ës, PD-ja e tërhoqi nga gara, pasi ka qenë i dënuar për trafik droge dhe prostitucion, vepra që i kishte fshehur duke mos i deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, për ligjin e dekriminalizimit.
Arben Frroku akuzohet për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj, dhe për të janë hedhur akuza për lidhje me drejtues të policisë në kohën kur PD-ja ishte në pushtet. Ndërkohë që Frroku mundi të arratisej nga Shqipëria për shkak të një vendimi të gjykatës që e la në gjendje të lirë derisa dënimi i tij të merrte formë të prerë në Gjykatën e Apelit. Arben Frroku shfrytëzoi këtë hapësirë për të dalë nga Shqipëria.
DEKLARATA E DONALD LU SOT
“Deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve penale. Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Shqyrtoni rastet e Mark Frrokut, Elvis Rroshit, Arben Ndokës dhe Gentian Muhameti. Ky problem ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Asnjë nuk është mbi ligjin. Ju thoni “peshku i madh e ha të voglin”, për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh,” – ka bërë të ditur ambasadori Donald Lu gjatë takimit në Ministrinë e Brendshme.

5 Comments

  1. Keto na qenkan peshqit e medhenj????
    Kush e akuzoi policine e PD-se per mardhenien e Frrokut?
    Saimir Tahiri dhe Artan Hoxha qe sot ben flluska e mashtrime. Komisari i vrare ka qene ne zonen e Tahirit ne kombinat, dhe nese Frrokun e kapi dhe ja faktoi Policia Saliut, Tahiri fiku TIMsin qe ai te arratisej.
    Artan Hoxha ne kohen e EMSI-catcher, hynte dhe dilte cdo dite ne Akademine e Rendit. Si ka mundesi qe nje gazetar hyn lirisht ne vendin ku mbahej kjo paisje pa pelqimin e Tahirit? Deklaron qe nuk ka njohje me Tahirin, por di shume per 21 Janarin, Frrokun, pergjimin e Metes, pergjimet qe po shantazhojne Ramen etj…

  2. kerkoj ndjes per fjalorin por vertet faj nuk kam.rama ju quan dit e nat dele,kazan,lop,derra,e ju krenar dit e nat .madje qe 70 vite krymba stalini,mao LU ce duni,e jovanka popoviq tito VLLAHUTINI.kush nuk u ka faj pos trurit tuaj krymb qenefi qe as krymb pambuku nuk behet.bari enverit e leshi i negjmijes,kokaina e rames e kanabisi i tahirit ju kan berr morra vagine negjmije,te rezistueshem nga gjdo furlan.

  3. paramendio ju per nji bllok te metes desh dogjet shqiperin,e tash ju levizin krymbat e qenefit nga goja,bytha,hunda,veshet e nuk beni ze,rama ju dhin ruqi ju shurron por kaken e qelbesiren as adriatiku nuk jua pastron.far leshi don l mao LU ce dun me roshin e ndoken ata jan bere morra prapanice,e nuk shikon derrin rama,thiun tahir,drakullen ruqi,perbindeshin baba taku,gjakpiresin xhafa,bythlepiresin tahir.

  4. Po keta a i vuri PS z.LU ? Ti perkrah PS sot deklaron se do kapen peshqit e medhenj dhe permend disa emra , qe ne fakt i kane vene ata qe jane ne salle sot me ty. Po tallemi?! Ata qe futen keta emra ne politike do luftojne krimin? Kete po na thua ?! Po tallesh me duket, ose ke marre ndonje traste me duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu