• |
ide | kryesore

Lulzim Basha tregon momentin që ndryshoi qëndrimin e Edi Ramës për Tahirin

Lajme, Të fundit



Një vizitë e bashkëshortes së Saimir Tahirit në dy zyra të tij tek Garda e Republikës e ka bërë Lulzim Bashën të dyshojë se ai ka prishur provat që lidhin Edi Ramën me çështjen e tij. Denoncimin, Basha e mbështet në një mesazh që i ka ardhur nga një punonjës i Gardës.
“Me datë 17 tetor zonja e Sajmir Tahirit ka ardhur në darkë vonë dhe ka qëndruar në ish zyrën e Sajmir Tahirit rreth 5 orë. Aktualisht Saimir Tahiri ka dy zyra në Gardën e Republikës të cilat i administron dhe para 10 ditëve ka ardhur natën dhe ka qëndruar disa orë” shkruhet në mesazh.
Sipas kreut të PD-së që e ka shpërndarë mesazhin për mediat, kjo tregon se Rama e mbrojti Tahirin nga arresti dhe shkatërroi provat në këmbim të heshtjes.

Data 17 tetor është dita kur Rama u shpreh i shokuar dhe i neveritur nga përgjimet e antimafias për Habilajt.

“Është e neveritshme dhe shokuese çka ka dalë prej bisedave të dy kriminelëve!
Saimir Tahirin e njoh prej vitesh dhe kam pasur vetëm fjalë mbështetjeje e inkurajimi për të, si person me qëllime të mira, aftësi dhe integritet.
Por Shqipëria dhe shqiptarët sot duan e meritojnë të dinë të vërtetën, vetëm të vërtetën dhe asgjë tjetër përveç të vërtetës. Prandaj të gjitha organet ligjzbatuese, duhet t’i shkojnë deri në fund e pa humbur kohë kësaj historie, për të hedhur dritë të plotë mbi faktet” shkruajti Rama atë ditë.

Por një ditë më pas, qëndrimi i mazhorancës ndryshoi dhe nga neveria, kaloi në mbrojtje të Tahirit. Fatmir Xhafaj deklaroi i pari se segmente të prokurorisë janë të politizuar, duke i hapur rrugën qëndrimit tjetër të mazhorancës, që bllokoi arrestimin e Tahirit.© Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *