• |
ide | kryesore

Meta urdhëron hetim për gjyqtarët që liruan nga burgu Genc Tafilin

Lajme, Të fundit



Kreu i shtetit, Ilir Meta ka reaguar pas lirimit nga burgu të Genc Tafilit, vëllait të Admir Tafilit, i dënuar me burg të përjetshëm për vrasje me pagesë. Meta ka urdhëruar nisjen e inspektimit të gjyqtarëve që kanë dhënë këtë vendim. “Presidenti i Republikës, me cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi u njoh me lajmin dhe reagimin publik të institucionit të Prokurorisë, për veprimtarinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në lidhje me lirimin e shtetasit Genc Tafili, ka urdhëruar menjëherë Inspektoriatin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që në përputhje me kërkesat e ligjit, të fillojë urgjentisht verifikimin e rastit në fjalë dhe veprimtarinë proceduriale të kësaj gjykate”, thuhet në një njoftim të Presidencës.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *