• |
ide | kryesore

Mister rreth anullimit të vizës amerikane për Vangjush Dakon

Lajme, Të fundit



Ende ka një mjegull misteri për anullimin e vizës amerikane për kryebashkiakun socialist të Durrësit Vangjush Dako. Lapsi.al botoi dje një shkrim ku i referohej një burimi diplomatik të rangut të lartë i cili pohonte se një kryebashkiaku të rëndësishëm socialist i është pamundësuar udhëtimi drejt ShBA. Arsyet lidheshin me disa përgjime që qarkullojnë për lidhjet me krimin si edhe për një investigim të BIRN ku Dako u akuzua se kishte mundësuar lirimin e parakohshëm të kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha. Këtë lajm e çoi edhe më tej Fax News e cila e pyeti drejtpërdrejt selinë e rrugës së Elbasanit. Pohimi që mori ishte i thatë: “Meqenëse të dhënat për vizën, sipas ligjit të SHBA-së, janë konfidenciale, nuk mund të komentojmë për raste individuale”.

Pra ndonëse ambasada e kishte fare të thjeshtë të thoshte psh se vangjush dako nuk është paraqitur fare për të kërkuar vizë në ambasadë, ajo rrefuzoi ta bëjë këtë gjë, duke shtuar edhe më shumë hijet e dyshimit. Por ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se që prej ditës së djeshme, vetë i interesuari Dako, fshehet. Ai nuk ka guxuar as të konfirmojë dhe as ta mohojë këtë lajm duke epërforcuar pohimin që burimi diplomatik dha për lapsi.al.

Tani më shumë sesa fakti misteri mbetet se cila ka qnë arsyeja që kreu i bashkisë të dytë më të madhe të vendit, njeriu i afërt i Edi Ramës, është ndaluar të udhëtojë drejt Amerikës.  

©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *