• |
ide | kryesore

Një vit me Donald Trump/ Si po ndikon qeveria e tij ekonominë amerikane dhe botërore

Planet



Një vit pas zgjedhjes së Donald Trump si president i SHBA-së, pjesa më e madhe e ekspertëve botërorë të ekonomisë i japin qeverisë së tij nota të dobta. Ekspertët amerikanë nuk janë aq të ashpër në gjykimet e tyre.

Gati tre të katërtat e ekspertëve të pyetur nga Instituti gjerman “IFO”, ishin të mendimit se Donald Trump ka ndikuar negativisht ekonominë botërore. “IFO” publikoi sot një sondazh me 929 ekspertë nga 120 vende të botës. Më shumë se gjysma ekspertëve të pyetur janë të mendimit, se ardhja e tij në pushtet e ka rënduar ekonominë amerikane.

Por ndikimin më negativ të politikës së Trumpit ekspertët e shohin në fushën e drejtësisë sociale dhe mbrojtjes së mjedisit. 73,5% e ekspertëve të anketuar dhe 61.2% të ekspertëve në SHBA janë të mendimit se më shumë vuajnë të varfrit nga politika e Trumpit.

Më kritikë janë ekspertët nga Kanadaja, Meksika e Irlanda. Tjetër qëndrim mbajnë ekspertët amerikanë. Deutsche Ëelle raporton se vetëm 38% e tyre janë shprehur se presidenca e Trump ka sjellë pasoja negative brenda vendit. Megjithatë, ata e konsiderojnë qeverinë e Trumpit si jo efektive dhe të dëmshme për politikën e brendshme në SHBA.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *